Gurabije me bajame

PDF

Printoni

E-mail

Përbërësit:

1 1/2 filxhanë çaji me gjalpë te freskët
1 1/3 filxhan çaji me margarinë
3 vezë të freskëta
1 filxhan çaji me sheqer
1 filxhan sheqer pluhur për spërkatje
1 filxhan kafe konjak
1 lugë kafeje sodë
1 lugë kafeje vanilje
1 kg miell
1 1/2 filxhan çaji bajame të grira
1 1/2 filxhan çaji ujë

Përgatitja

Përziejmë margarinën me gjalpin e freskët me sheqerin, i shtojmë edhe vezët e freskëta dhe i përziejmë për gati 10 minuta.

Në vazhdim hedhim miellin, konjakun, sodën, vaniljen, bajamet, derisa të bëhet një masë e butë.

E lëmë pak brumin të pushojë dhe pastaj e ndajmë në forma sipas dëshirës.

Pasi kemi bërë format, i vendosim në një tepsi të lyer në vaj dhe i pjekim në temperaturë mesatare për 25-30 minuta.

Pas pjekjes i nxjerrim nga furra, i hedhim pak ujë dhe sheqerin pluhur.

 

 


Pule gordon blu PDF Printoni E-mail

Koha e përgatitjes 1 orë e 30 minuta

Përbërësit

4 gjokse pulash
1 kupë me djathë kaçkavall të grirë
1/2 kupë proshutë të grirë
kripë
piper
4 lugë mustardë
2 vezë
2 lugë vaj
1/2 kupë miell
1/2 lugë kripë
Vaj

Përgatitja

Marrim gjokset e pulës dhe i rrahim lehtë, derisa të bëhen të buta. Në një enë përziejmë djathin kaçkavall me proshutën.

Lyejmë gjokset e pulave me pak kripë dhe me piper të zi, i mbushim me mustarde dhe me përzierjen e djathit dhe proshutës. I mbyllim dhe bëjmë role.

I kapim me shkopinj anët, që të mos dalë mbushja dhe pastaj i vendosim në frigorifer.

Në një enë tjetër rrahim vezët me vajin. Përziejmë miellin me kripën, i lyejmë gjokset e pulës që sapo i kemi nxjerrë nga frigoriferi, i zhysnim në përzierjen e vajit dhe vezëve dhe i fusim përsëri në frigorifer.

Ndërkohë, gradojmë furrën në 190 gradë. Marrim një tigan të thellë, skuqim copat e pulës derisa të piqen nga të gjitha anët.

Heqim shkopinjtë dhe i vendosim në tepsi për t'i pjekur për 15-20 minuta. Serviret e ngrohtë.

Japrakë me sallatë jeshile PDF Printoni E-mail

 

Për 6 persona:

 * 1/2 kg. peshk pastërma (bakalaro)
* 24 gjethe sallate jeshile 1 filxhan oriz
* 1 qepë të grirë
* pak hudhër
* 4-5 bisqe selino të prerë hollë
* pak piper kokërr
* 1 domate, se cilës i është hequr cipa dhe është prerë hollë
* 3 lugë gjelle margarinë
* 1 konservë domateje të prerë hollë
* kripë dhe piper

Përgatitja:

1. Fillimisht pastroni peshkun nga kripësia e tij, hiqni cipat dhe halat dhe e prisni në copa.

2. Përvëloni gjethet e sallatës jeshile dhe i lini të kullojnë.

3. Përzieni copat e peshkut me orizin, qepën, hudhrën, selinon, piperin dhe domaten. Provoni shijen dhe i hidhni nga pak kripë dhe piperin kokërr.

4. Vendosni pak nga masa e krijuar në çdo gjethe sallate jeshile dhe i lidhni në formë japrakësh. I vini ato në radhë në tenxhere, ku është hedhur më parë margarinë. Shtoni kripë dhe piper. I mbuloni me një pjatë dhe i lini të ziejnë për rreth gjysmë ore afërsisht.

Për 6 persona:

 * 1/2 kg. peshk pastërma (bakalaro)
* 24 gjethe sallate jeshile 1 filxhan oriz
* 1 qepë të grirë
* pak hudhër
* 4-5 bisqe selino të prerë hollë
* pak piper kokërr
* 1 domate, se cilës i është hequr cipa dhe është prerë hollë
* 3 lugë gjelle margarinë
* 1 konservë domateje të prerë hollë
* kripë dhe piper

Përgatitja:

1. Fillimisht pastroni peshkun nga kripësia e tij, hiqni cipat dhe halat dhe e prisni në copa.

2. Përvëloni gjethet e sallatës jeshile dhe i lini të kullojnë.

3. Përzieni copat e peshkut me orizin, qepën, hudhrën, selinon, piperin dhe domaten. Provoni shijen dhe i hidhni nga pak kripë dhe piperin kokërr.

4. Vendosni pak nga masa e krijuar në çdo gjethe sallate jeshile dhe i lidhni në formë japrakësh. I vini ato në radhë në tenxhere, ku është hedhur më parë margarinë. Shtoni kripë dhe piper. I mbuloni me një pjatë dhe i lini të ziejnë për rreth gjysmë ore afërsisht.


 

Tullumba PDF Printoni E-mail
https://www.baklavacikaragoz.com/grafik/tulumba.png

Për 25 copë duhen:
Për brumin:
Miell 1 gotë, vaj ose gjalpë 2-3 lugë gjelle, vezë 3-4 kokrra, pak kripë e sheqer, ujë trecerek gote.
Për shurupin:
Sheqer 2 gota, ujë 2 gota, vaj për skuqje.

Brumi për tullumba përgatitet duke zier në uje miell së bashku me gjalpë ose yndyrë tjetër dhe pas zierjes ky brumë përzihet me sasi të madhe vezësh, Për ti dhënë formën tullumbave përdoret një vegël e dhëmbëzuar. Forma mbushet me brumë dhe vihen të piqen nga të dyja anët në zjarr të nxehtë. Pas skuqjes hiqen nga zjarri dhe hidhen në shërbet të ftohtë ku mbahen 1-2 ninuta. Pastaj hiqen dhe rreshtohen në pjatë
Biftek i zier me perime PDF Printoni E-mail

 

Për 2 persona:

* 2 copa mish viçi, pa dhjam
* 2 karota
* 2 speca jeshilë
* 2 kunguj
* rigon, kripë, piper i zi, rozmarinë
* 1 lugë e madhe vaj
* ujë me sy

Përgatitja:

Copat e mishit rrihen deri sa të bëhen me petashuqe. Më tej sipër tyre hidhen erëzat dhe përzihen me to.

Pritini karotat, kungujt dhe specat në copa mesatare dhe përziejini dhe këto të fundit me erëzat mirë.

Lërini mishin dhe perimet një copë herë sa deri sa erëzat të depërtojnë aromën e tyre mbi to.

Më pas në një tigan vini vajin të skuqet dhe sipër vëni mishin dhe perimet. Më tej pa i skuqur fare (nëse doni dhe mund t’i skuqni) shtoni ujin nga to më ngadalë dhe në sasi të vogla.

Bëjeni këtë vazhdimisht, duke i kthyer perimet dhe biftekët disa herë deri sa të jenë gatuar. Në fund fare edhe ujin duhet ta kenë pirë pak a shumë. Servirini të nxehta. Ju bëftë mirë!

Pulë me kërpudha PDF Printoni E-mail


 

Nevojiten:

* 4 copë mish të bardhë të pulës (ose kofshë) pa lëkurë e eshtra
* 250 gr kërpudha të grira
* 1 filxhan qumësht
* 1 filxhan kafeje verë të bardhë
* 1 filxhan galetë
* 1 të bardhë lë vesë
* lëngun e gjysmë limoni
* gjysmë luge kopër të thatë
* kripë, piper.

Shtypeni mishin e bardhë me çekiç të bërxollave, por në vend të mishit të bardhë mund të përdorni edhe kofshët dhe kaçikët (duke ua hequr ashtin).

Zini kërpudhat në verë të bardhë, lëng limoni dhe kopër, derisa të mos avullohet gati e tërë vera.

Preni përmes çdo pjesë të mishit të bardhë, mbusheni me kërpudha e pastaj mbështilleni mirë duke i vënë një rrëmojcë.

Uleni çdo copë në qumësht ku keni qitur të bardhtë e tundur të vesë, lyeni me galetë dhe renditni në tepsi.

Futni në furrë të nxehur të cilës ia ngadalësoni temperaturën në 190 gradë celsius dhe piqeni rreth 35 minuta, derisa mishi të mos bëhet i butë dhe i kuqërremtë.

   
 
Koktej i stinës PDF Printoni E-mail


 

Përbërësit
* 60 ml vodka
* 30 ml liker
* 30 ml lëng shege
* 30 ml lëng limoni
* Feta portokalli ose lëkurë limoni në formë spiraleje për zbukurim

Lloji i gotës: gotë për koktej

Udhëzimet

Tundini përbërësit në një përzierës pijesh bashkë me akull. Kullojini më pas në një gotë kokteji të freskët. Mund t’i ngrini buzët e gotës me sheqer. Duket si pika më e fortë e koktejit - pse të mos e provoni?

Disa, madje, sugjerojnë edhe përzierje me portokaj të hidhur, por nuk prish punë edhe po nuk i gjetët. Meqenëse shërbehet në një gotë, ku zakonisht shërbehet Martini, shumica e ngatërrojnë koktejin me të, por nuk është e njëjta gjë. Provojeni dhe do të jeni në një mendje me ne! Shërbehet pa akull.

  
Sallatë me peshk PDF Printoni E-mail
 
   


 

Përgatitja: 25 minuta Pjekja: 15 minuta Kalori: 460 për porcion


Përgatitja për 4 persona:

• 280 gr oriz për sallatën
• 2 qepë të kuqe
• 2 domate
• 4 sardele në vaj
• 1 spec jeshil
• 100 gr sallatë
• 1 tufë borzilok
• 4 lugë vaj ulliri
• Kripë, piper

Pjekja: Lëre orizin në 3 litra ujë të vluar të kriposur. Kulloje. Për ta ftohur fute në ujë të ftohtë.

Përgatitja: Qërojini qepët dhe prit në copa të vogla. Futi për 15 minuta në ujë të ftohtë që tu largohet pak shija e fortë dhe më pas kulloji. Laji e thaji domatet dhe priti imët. Laje, pastroje specin dhe pastaj prite në copa. Priti në copa sardelet pasi ike kulluar. Së bashku futi të gjitha në një tas sallate bashkë me sallatën e larë dhe të grirë. Shto orizin. Shoqëroji me kripë, piper e vaj si dhe me borzilok të grirë.

Peshk i fërguar në mikrovalë PDF Printoni E-mail

Peshk i fërguar në mikrovalë
Gatimi i peshkut në mikrovalë i jep atij një shije sikur të ishte rreshkur apo pjekur. Pra, përfitoni pak a shumë - peshk skare. Përgatitja është shumë e lehtë dhe ju merr pak kohë.

Për 2 persona nevojiten:
* 2 koca/levrek ose çfarëdo peshku i madh
* 3-4 thelpinj hudhrash
* një grusht gjethe majdanozi
* shafran
* coriander
* piper i zi
* kripë, vaj ulliri

Pastrojeni peshkun mirë. Pritini gjethet e majdanozit. Rrethojeni peshkun me majdanozin, erëzat dhe kripën, Lëreni, ashtu për disa minuta derisa erëzat të përzihen me peshkun. Pastaj vendoseni në një pjatë ku do te shtoni dhe pakëz vaj ulliri së bashku me hudhrat. Vëreni në mikrovalë dhe kontrollojeni të piqet nga të dy anët. Mund ta lini që të rreshket sa të doni.

  

Pulë e mbushur me oriz, me mish qengji dhe kanellë PDF Printoni E-mail


 

Përgatitja: 10 min. Pjekja: 1 orë

Përbërësit për 4-6 persona:

• 1 pulë
• 150 gr. mish qengji i grirë
• 1 qepë e grirë
• kanellë pluhur
• 50 gr. oriz
• 50 gr. fistekë
• 20 dcl lëng pule
• vaj luledielli, kripe e piper.


Përgatitja:

Pastroni orizin dhe ziejeni në lëngun e pulës. Ngrohni furrën në 210 grade celsius. Në një tigan, nxehni një lugë vaj dhe skuqeni lehtë qepen e grirë. Shtoni mishin e qengjit të grirë dhe lëreni të skuqet për disa minuta. Pastaj hidheni në një enë. Në tigan piqni fistekët. Më pas bashkojini në enën me qepën dhe mishin e grirë. Shtoni kanellë, kripë, piper dhe përziejeni mirë. Hidhini pak piper pulës nga brenda pastaj mbusheni. Lidheni pulën me fill. Vendoseni pulën në një tavë, hidhini piper dhe lëreni të piqet për 50 min. Spërkateni rregullisht me lëngun e zier që mishi të rrije i butë. Servireni sa ta hiqni nga furra.

  

Byrek me djathë dhe qepë PDF Printoni E-mail
   


 

Materialet për 8 persona

● 1 pako petë të gatshme
● 100 ml. krem qumështi
● 1 filxhan çaji gjalpë
● 200 gr. djathë (preferohet dy llojesh)
● 1 qepë e freskët
● 2 presh
● 6 vezë
● 150 gr. djathë kaçkavall, kripë, piper i freskët.

Përgatitja

Vendosni qepët dhe preshtë në një enë ku keni hedhur ujë dhe kripë e i lini për 10 minuta. Më pas i kulloni dhe i skuqni. Në vazhdim i hiqni nga zjarri dhe shtoni djathin të shkrirë me pirun dhe kaçkavallin e grirë.

Rrihni vezët me kremin e qumështit dhe i shtoni në masën e mësipërme. E përzieni mirë dhe hidhni kripë e piper. Shtroni gjysmën e petëve (të lyera me gjalpë) në një tepsi të rrumbullakët dhe vendosni mbi të masën e përgatitur. Më pas shtroni edhe gjysmën tjetër të petëve, duke i lyer një nga një me gjalpë. Me petët që dalin jashtë tepsisë krijoni një kore të trashë rreth e rrotull. E lyeni byrekun me pjesën e mbetur të gjalpit dhe më pas e piqni në furrë në temperaturë 200 gradë celsius për rreth 1 orë.

  

Tortë me krem PDF Printoni E-mail


 

Përbërësit

Për koren e tortës:

* kuti masë për kore
* 200 ml ujë të nxehtë
* 100 g vaj apo margarinë
* 2 vezë

Për kremin:

* 600 ml qumësht të ftohtë
* 70 g sheqer
* 100 g çokollatë

Përgatitja

Qiteni në një enë përzierjen për brumë, shtoni ujë, vaj dhe përziejeni ngadalë me mikser elektrik derisa brumi të fillojë të ndahet nga ena dhe lëreni që të ftohet, e më pas qitni dy vezë.

Një të tretën e sasisë qiteni në kallëp të mbështjellë me letër për pjekje, me diametër 20 cm dhe piqeni në furrë të nxehur në temperaturë 200°C, për 20 minuta.

Në të njëjtën mënyrë piqeni edhe pjesën e dytë dhe të tretë të brumit.
Në një enë të thellë qiteni qumështin, shtoni sheqer, pluhur për krem dhe përziejeni me mikser elektrik, për 3 minuta, me shpejtësinë më të madhe. Në gjysmën e kremit qiteni çokollatën e shkrirë.

Koren e pjekur lyejeni me kremin e çokollatës, mbulojeni me koren e dytë, atë lyejeni me krem dhe, në fund, mbulojeni me koren e tretë, të prerë.

Servimi

Një tortë të tillë mund ta servoni menjëherë, vetëm i qitni sheqer pluhur

 

Sallatë me kungulleshkë PDF Printoni E-mail


 

Për 1 kg. kungulleshkë duhen: vaj për skuqje (1/2 filxhan çaji), 2 lugë gjelle miell, kripë, piper, 2 lugë gjelle vaj ulliri, 2 kokrra hudhër, pak rriska qepe të kuqe, 2 lugë gjelle uthull; sallatë e gjelbër.

Kungulleshkave të njoma u hiqet cipa duke i kruar me thikë, shpëlahen dhe priten në feta. Pastaj shtohet kripë e piper, lyhen me miell nga të dyja anët dhe skuqen. Kungulleshkat e skuqura vendosen në pjatë dhe u hidhen hudhrat e shtypura me vaj ulliri e uthull, rriskat e qepëve dhe sallata e gjelbër. Kjo sallatë mund të shoqërohet dhe me kos.

 

Mish viçi me piper jeshil PDF Printoni E-mail


 

Për 6 persona

Materialet:

• 6 fileta viçi me trashësi rreth 2 centimetër
• 50 gr gjalpë
• 1 thelb hudhër e grirë
• 1 qepë e grirë hollë
• 3 lugë gjelle miell I zakonshëm
• ¼ e filxhanit me ‘Brandi’
• 1 filxhan lëng mishi
• 2 lugë gjelle me piper jeshil në kokrra
• ½ e filxhanit me krem qumështi
• Pak majdanoz për zbukurim

Përgatitja

Hapi i parë
Kërkoni nga kasapi që filetat e mishit të viçit të kenë trashësi paksa të madhe. Hiqni cipën e tejdukshme si dhe çdo gjurmë dhjami që ekziston në to. Vini gjalpin të shkrijë në një tigan të madh; shtoni qepën dhe hudhrën dhe i skuqni për 1 minutë. Më pas shtoni filetat dhe i skuqni edhe ato për 2 minuta nga çdo anë.

Hapi i dytë
Largoni tiganin nga zjarri dhe duke përdorur një pirun të madh hiqni filetat. Kryeni të njëjtën procedurë edhe në filetat e tjera. Kur t’i keni skuqur të gjitha e vini përsëri tiganin në zjarr; e ngrohni për pak dhe hidhni në të vaj, miell, hudhër. I përzieni mirë të gjitha këto materiale.

Hapi i tretë
Shtoni në tigan ‘brand-in” dhe lëngun e mishit dhe e lini masën që të ziejë për 8 minuta. Në fund shtoni piper jeshil dhe krem qumështi. I përzieni për disa minuta, duke I shtypur kokrrat e piperit me një lugë të drunjtë, me qëllim që t’ju dalë shija që kanë Brenda.

Hapi i katërt
I hidhni përsëri në tigan filetat dhe i zini me salcën për 8-12 minuta. I shërbeni ato menjëherë, duke I shoqëruar me patate dhe qepë ose me një specialitet zarzavatesh.

  

Sallatë me mollë, portokall e qepë PDF Printoni E-mail


 

Për 1 person nevojiten:

· 1 portokall e ndarë në thela
· ½ mollë jeshile e athët, fetat e holla të së cilës I ndajmë përgjysmë
· 1 qepë e vogël e kuqe e prerë hollë në feta rrethore
· Lëngu I ½ limoni për të lyer fetat e mollës që të mos oksidohen
· 1 lugë gjelle lëng portokalli ose uthull molle ose ½ luge gjelle prej secilës që përzihen bashkë
· Pak vaj ulliri e kripë

Për të shërbyer mund të dekorohet me 6-8 fleta sallatë jeshile ose gjethekuqe.

Përgatitni portokallin në thela, mollët në feta e qepa në feta rrethore dhe shërbehen në formën e treguar në pjatë. Mos harroni të lyeni fetat e mollës me lëng limoni që ato të mos oksidohen (të mos marrin ngjyrë kafe). Hidhni lëngun e portokallit dhe/ose uthullën e mollës dhe në fund shtoni vajin e ullirit e kripën.

 

Patate të skuqura me salcë djathi dhe vezë PDF Printoni E-mail


 

Materialet për 4 persona

· 600 gr. patate
· 200 gr. djathë kaçkavall, i butë, i grirë
· 2 thelpinj hudhre të prera hollë
· 100 ml. verë e bardhë
· 200 ml. krem qumështi
· 2 të kuqe vezësh
· 2 lugë gjelle majdanoz
· 60 gr. gjalpë
· kripë dhe piper

Përgatitja

1. Lani shumë mirë patatet; i lyeni me pak gjalpë dhe në vazhdim i mbështillni me letër alumini. I piqni në furrë për 1 orë, derisa të zbuten,

2. Menjëherë më pas u hiqni cipën: i prisni në copa të mëdha dhe i vendosni në një enë të lyer me gjalpë.

3. Sipër patateve hidhni pak djathë të trashë të butë, të grirë trashë.

4. Rrihni kremin e qumështit me verën, të kuqet e vezëve dhe kripën e piperin. Shtoni djathin e grirë, hudhrën, majdanozin dhe i përzieni mirë të gjitha materialet.

5. I spërkatni patatet me masën prej djathi dhe I piqni derisa djathi të shkrijë. E servoni gatimin menjëherë.

 

Makarona me kungull, speca të kuq dhe proshutë e tymosur PDF Printoni E-mail


 

Përbërësit për 4 veta:

* 400g makarona
* 100g proshutë e tymosur
* ¼ spec të kuq
* 200g kunguj me lëkurë

>